| Për ne
Programi Kulturor Zviceran në Ballkanin Perëndimor ёshtё program i pёrbashkёt i dy partnerёve Zviceran:
Kёshilli pёr Art Zviceran PRO HELVETIA ёshtё fondacion nёn ligjin publik qё ёshtё themeluar nё vitin 1939, duke pas qёllimin kryesor ruajtjen e indentitetit kulturor. Gjatё mandatit tё saj, tё bazuar nё Ligjin Federal 1965, promovimi i aktiviteteve kulturore dhe kreativitetit nё Zvicer, pёrkrahja e shkёmbimit kulturor nё mes rajoneve me gjuhё dhe kulturё tё ndryshme dhe pёrkrahja e relacioneve kulturore jashtё vendit u bёnё poashtu qёllime njёsoj tё barabarta tё fondacionit. Sot, PRO HELVETIA pёrkushtohet posaqёrisht nё promovimin e krijimeve artistike bashkёhore, shkёmbimin kulturor dhe dialogun e kulturave.
Agjensioni Zviceran pёr Zhvillim dhe Ko-operim SDC ёshtё pjesё e departamentit Federal pёr Punё tё Jashtme. Mandati i saj bazohet nё Ligjin Federal pёr Zhvillim dhe Ko-operim Internacional dhe Ndihmё Humanitare tё vitit 1976, dhe nё dekretin federal tё vitit 1995 pёr ko-operim me vendet e Evropёs lindore. SDC pёrqendron strategjitё e saj afat-gjate pёr ko-operim dhe zhvillim nё numёr tё kufizuar tё vendeve kyçe. Qёllimi i saj kryesor ёshtё tё pёrkrahё vendet e saj partnere nё proceset tranzicionale nё sferёn politike, ekonomike dhe sociale. Në vitin 1999, Këshilli për Art Zviceran PRO HELVETIA mori mandatin nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Ko-operim për të realizuar një program kulturor në Evropën jug-lindore dhe Ukrainë.
Qёllimet e pёrgjithshme tё programit janё tё definuara nё "Artikull(in) pёr Promovim tё Kulturёs", tё pёrpiluar nga Qeveria Zvicerane nё vitin 1998:
"Edukata, shkenca dhe kultura ofrojnё kontribut substancial nё besueshmёrinё e procesit tё transformacionit social dhe ekonomik. Pёrkrahje do t’i ofrohet institucioneve dhe organizatave qё janё nё gjendje t’i pёrkushtojnё vёmendje tё veqantё llojllojshmёrisё, pavarёsisё dhe shfaqjes sё kulturёs. Zvicra pёrkrahё grupet e pavarura tё punёtorёve nё sferёn kulturore nё mёnyrё qё tё mundёsojё vazhdimёsinё e tyre nё ambient qё ёshtё duke pasuar ndryshime ekonomike dhe sociale." Që nga viti 1999 Programi ka themeluar zyra në Shqipëri (Tiranë), Bullgari (Sofje), Bosnjë dhe Hercegovinë (Sarajevë), Maqedoni (Shkup), Rumani (Bukuresht), Sërbi dhe Mal të Zi (Beograd), Ukrainë (Kievë) dhe zyrja e hapur rishtazi në Kosovë (Prishtinë), nga Maji 2004. [top] |